Tipet E Kompjuterëve

1. PC
Termi PC(Personal Computer) për herë të parë është përdorur në vitin 1981,atëherë kur IBM ka shpikur kompjuterin e parë personal.Kompjteri personal(PC) është mikrokompjuter që mund të përdoret nga një shfrytëzues dhe është i përshtatshëm për kryerjen e punëve të ndryshme,si programim,kalkulime,procesimin e fjalëve etj.

2. Mainframe kompjuteri
Mainframe kompjuterët janë kompjuterë të mëdhenjë,të fuqishëm dhe të shtrenjtë në prapavi të shumicës së organizatave të mëdha(si kompanitë e sigurimeve).Fuqia e tyre mund t’u shpërndahet shumë njerëzve,duke iu qasur mainframe-it përmes PC-ve të tyr

3. Macintosh
Apple Macintosh,i njohur shkurt si Mac hyn në familjen e kompjuterëve personalë(PC) dhe është prodhuar nga Apple Computers në vitin 1984.Ai shfrytëzon sisteme operative të ndryshme dhe versione speciale të programeve aplikative.

4. Laptop dhe palmtop kompjuterët
Laptop,një kompjuter me madhësi aq të vogël sa të vendoset në prehër të përdoruesit.Është i njohur edhe si notebook kompjuter.Laptopi është një PC mobil që zakonisht peshon prej 1 deri në 3 kg.Kompjuterët që janë më të mëdhenj se PDA-të (Personal Digital Assistant-pajisje që mbahet në dorë dhe shërben për organizimin e shënimeve personale) dhe më të vegjël se notebook-at quhen Palmtop.

5. PDA(Personal Digital Assistant)-Ndihmësi personal digjital
Këto pajisje janë të vogla për nga madhësia.Për përdorimin e PDA-ve zakonisht nevojitet një laps special,me të cilin ekzekutohen detyrat e dëshiruara,apo edhe futen të dhënat në pajisje.Si shumica e kompjuterëve edhe këta përkrahin qasjen në internet.